Si ndihet njeriu kur i thuhet se po vdesë?

Ndryshe

Si ndihet njeriu kur i thuhet se po vdesë?

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:39
ilustrim

Kjo nuk është një temë që shumica prej nesh dëshirojnë të flasin, por është një realitet që shumë prej nesh do të duhet të përballen me të në të ardhmen, duke marrë lajmin nga një mjek, se keni një sëmundje të pashërueshme a e dini se si është reagimi i disa pacientëve?

Disa specialistë të mjekësisë në Qendrën Jennie të Atlantikut, kanë treguar se si është me të vërtetë për një pacient, kur thuhet se po vdesë, duke e përshkruar traumën e lajmit si një shuplakë ekzistenciale.

“Sa herë që vjen ky moment, në mënyrë të pashmangshme provokon një “krizë ekzistenciale” për personat të cilët fillojnë të ndiejnë depresion, dëshpërim ose zemërim, apo të treja së bashku.

Kjo fazë nuk zgjat shumë dhe shumica e pacientëve kanë tendencë të shkojnë mbrapa dhe të arrin në fazën e pranimit,” sipas specialistit të kujdesit Gary Rodin.

Sipas Virxhinias Lee, një infermiere që punon me pacientë me kancer, nëse njerëzit mund të vijnë në një gjendje pranimi, ata zakonisht janë më të mëshirshëm dhe mirënjohës për atë që kanë bërë në jetë. Megjithatë, kjo funksionon vetëm nëse ata janë përballur plotësisht me faktin se po vdesin dhe nuk janë në mohim.

Hulumtimi nga Koalicioni për Çështjet e Vdekjeve ka gjetur se një e treta e të rriturve britanikë mendojnë për vdekjen të paktën një herë në javë. shkruan bota.al, transmeton Klan Kosova. Por shumica janë ende të papërgatiture për të diskutuar këtë temë me të dashurit e tyre, dhe më pak se 20 përqind i kanë treguar një anëtari të familjes për dëshirat e tyre të fundit të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat