Në momentin që bebet i zë gjumi nëna mundohet të bëjë gjithçka që ai të mos zgjohet.
Megjithatë janë disa veprime që nuk duhet t’i bëni për ta bërë gjumin e fëmijës sa më cilësor.
Ja për cilat bëhet fjalë:
- Mos e mbuloni tepër fëmijën ndërsa fle.
- Mos e spostoni fëmijën nga vendi ku po fle.
- Nëse fle me një pellush mos ja hiqni nga dora.
- Mos ja hiqni asnjëherë biberonin fals nga goja. Nëse fëmija e ndien, do të zgjohet.
- Mos bëni zhurmë. Fëmija ka nevojë për qetësi në momentin që është duke fjetur, njësoj si edhe të rriturit.
- Nuk duhet të vendosni muzikë, madje as me zë të ulët.
- Nëse fëmija nuk është në javët e para pas lindjes, nuk duhet ta zgjoni për ta ushqyer.
- Ndërsa fëmija fle nuk duhet ta lini vetëm në shtëpi. Ju nuk duhet të largoheni kurrsesi nga shtëpia qoftë edhe për pak minuta.
- Fëmija nuk duhet të flejë në vende që nuk janë të sigurta. Mund të bjerë dhe të vritet.
- Mos lejoni askënd ta zgjojë nga gjumi edhe nëse ai person ka ardhur posaçërisht për të luajtur me të.