Zgjohet nga zhurma e tornados që lëvizte shumë pranë shtëpisë së tij

Ndryshe

Zgjohet nga zhurma e tornados që lëvizte shumë pranë shtëpisë së tij

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:33
Pamje nga video

Frederic Hemart nga një fshat i vogël në Francë që ndodhet në kufi me Spanjën, ishte duke fjetur kur u zgjua nga zhurma që lëshonte tornadoja.

Me të dalë në dritare, u befasua me ciklonin që ishte shumë afër shtëpisë së tij dhe hidhte copëza të ndryshme të ajër.

“Nuk kisha dëgjuar kurrë në jetë, ndonjë tingull aq mbytës. Vetëm prisja kur të vinte dhe të më rrënonte shtëpinë”, ka thënë Hemart.

Mësohet se ajo zonë ishte nën alarmin portokalli për mot me erëra dhe stuhi, ndërsa nuk raportohen për lëndime në njerëz apo dëmtime shumë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat