Përdori enën e ushqimit për të mbushur lëng, veprimi tij po bën xhiro në internet

Ndryshe

Përdori enën e ushqimit për të mbushur lëng, veprimi tij po bën xhiro në internet

Më: 15 janar 2018 Në ora: 23:25
Ilustrim

Shfrytëzuesi i paidentifikuar i një rrjeti të njohur dyqanesh të ushqimeve të shpejta, ka marrë enën ku duhet vendosur ushqimi, për të mbushur lëng.

Meqenëse për një racion ushqimi, mund të merret falas vetëm një gotë, me këtë rast ai ka marrë afro tre herë më shumë se që lejohet.

“Si nuk e kam menduar këtë më herët, është një gjeni i ditëve tona”, ka shkruar Andy Cole, që ishte i pari që postoi fotografinë në Twitter.

Brenda një kohe të shkurtër, imazhi u shpërnda 60 mijë herë, ndërsa është pëlqyer më se 80 mijë herë.

“Shpresoj se e ka hequr së pari ushqimin”, si dhe “zbulim më i madh se rrota apo uji i ngrohtë”, kanë qenë dy nga komentet e shumta. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat