Ftoi të afërmit për ditëlindje, i befasoi me njoftimin që bëri bashkë me partnerin – po martohej

Ndryshe

Ftoi të afërmit për ditëlindje, i befasoi me njoftimin që bëri bashkë me partnerin – po martohej

Më: 16 janar 2018 Në ora: 09:22
Jenn dhe Matthew Brisch

Jenn dhe Matthew Brisch nga Massachusetts e Shteteve të Bashkuara, i befasuan familjarët dhe miqtë e ftuar në ditëlindjen e saj të 30-të, kur njoftuan se ata po festojnë martesën.

Të pranishmit mbetën të habitur, kur ajo hoqi fundin e zi poshtë së cilit ishte fustani i nusërisë.

“I ftuam të shkojmë në anën e dekoruar me tullumbace për një fotografi të përbashkët, pastaj hoqa fundin. Babai im e kuptoi i pari dhe nisi të qajë”, e ka shpjeguar nusja momentin dramatik.

Partnerët që nuk i duan ceremonitë luksoze dhe me shumë të ftuar, deshën t’i kenë vetëm më të afërmit dhe gjithçka të jetë sa më thjeshtë.

“Industritë e dasmave janë tmerrësisht të shtrenjta, që për ne janë të papërballueshme. Doja që gjithkush të ndjehet rehat dhe të mos shpenzojë për veshje” shtoi më tej nusja.

Ahengu i tyre vazhdoi me vallëzim dhe të qeshura, ndërsa ashtu siç deshën të porsamartuarit, nuk ngjante aspak me një dasmë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat