Fshati ku banorët flinin me ditë të tëra pa u zgjuar fare: Mësoni shkakun

Ndryshe

Fshati ku banorët flinin me ditë të tëra pa u zgjuar fare: Mësoni shkakun

Më: 17 janar 2018 Në ora: 07:58
Ilustrim

Në një fshat në Kazakistan, të quajtur Kalachi banorët flinin me ditë të tëra. Ata nuk bënin një jetë normale dhe shumicën e kohës ishin pa ndjenja, dhe kjo ka ndodhur 3 vjet radhazi.

Kjo gjë për një kohë të gjatë ka qenë shqetësuese, duke qenë e panatyrshme të flihet 2-3 ditë deri në një muaj, përderisa dihet se gjumi nuk duhet të jetë më shumë se 8 orë. Prandaj, në muajin gusht të vitit që lamë pas u bë një studim rreth kësaj dhe u dha një arsye pse ndodh kjo.

Përfundimet e studiuesve i bëri publike zv/presidenti i Kazakistanit, Berdybek Saparbayev, i cili tha se pas analizave të shumta mjekësore, u konfirmua se shkaku i epidemisë së gjumit në Kalachi ishte monoksidi i karbonit që nxjerr miniera e vjetër e uranit, në periferi të fshatit.

Pas studimit njerëzit u evakuan. Banorët  e fshatit kazak, i njohur ndryshe si “Sleepy Hollow”, kanë vuajtur nga epidemia e gjumit, ku njerëzit i zinte gjumi papritur, gjendje që vijonte për ditë me radhë, madje deri në një muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat