Vodhi kapakët e pusetave, por shpëtoi kalimtarët

Ndryshe

Vodhi kapakët e pusetave, por shpëtoi kalimtarët

Më: 18 janar 2018 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Massachusetts pasi kishte vjedhur 7 kapakë pusetash, por kishte vendosur kon rruge në vend të tyre.

The Telegram & Gazette raporton se burri nga Webster akuzohet për vjedhje. Policia mori një telefonatë nga një dëshmitar i cili kishte parë personin të vidhte pusetat, e më pas kishte marrë disa telefonata të tjera.

Por dëshmitarët ishin çuditur pasi ai vidhte pusetat dhe vendoste kone trafiku tek ato, për të shmangur ndonjë incident të ndonjë mjeti, apo dhe kalimtarët të bien në puset. Para autoriteteve 46-vjeçari pranoi se i kishte vjedhur dhe tregoi dhe vendin se ku i shiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat