Pamje të tilla, me siguri nuk keni parë: Gomari “futet” përmes çatisë së shtëpisë së një familjeje në Brazil

Ndryshe

Pamje të tilla, me siguri nuk keni parë: Gomari “futet” përmes çatisë së shtëpisë së një familjeje në Brazil

Më: 18 janar 2018 Në ora: 14:44
Pamje nga video

Që të futet nga dera e hyrjes së shtëpisë, edhe mund të ndodhë, por që të futet nga çatia, kjo gjë mund të ndodh shumë rrallë, për të mos thënë kurrë.

Por ky “rregull” nuk ka vlejtur për një gomar në Brazil.

Bëhet fjalë për pamje që tregojnë një gomar derisa rrëzohet nga çatia e një shtëpie dhe bie brenda hapësirave të shtëpisë.

Siç edhe mund të shihet në pamje, fillimisht duken dy këmbët e gomarit që dalin nga tavani, por më vonë edhe i gjithë trupi.

Familja e befasuar, e cila nuk pranoi të identifikohej, ka telefonuar shërbimin e zjarrfikësve dhe kanë bërë edhe regjistrimin e ngjarjes së çuditshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat