E çuditshme: Një nënë e vdekur “lind” fëmijën në ditën e varrimit

Ndryshe

E çuditshme: Një nënë e vdekur “lind” fëmijën në ditën e varrimit

Më: 19 janar 2018 Në ora: 12:33
varrimi

Një grua e cila kishte qenë në muajin e nëntë kur ndërroi jetë, papritur në ditën kur po mbahej funerali i saj thuhet së lindi fëmijën e saj.

I gjithë stafi në sallën e varrimit ishin tronditur kur në arkivolin e nënës 33 vjeçare u gjete edhe foshnja, shkruan Daily Mirror.

Ky rast ka ndodhur në Afrikën e Jugut, në fshatin Mthayisi.

Pronari i sallës ku po mbahej funerali tha se “Ne ishim aq të tronditur dhe të frikësuar sa që as gjininë e foshnjës nuk e pam”.

Ai vazhdoi “Unë kam qenë në biznes për më shumë se 20 vjet dhe kurrë nuk kam dëgjuar për një grua të vdekur që ka lindur”.

Foshnjën dhe nënën e varrosën në një arkivol.

Mamaja e Nomvelisos, Mandzala Mdoyi tha se vajza e saj vdiq papritur pas ‘problemeve të frymëmarrjes’.

“Unë u shkatërrua nga vdekja e parakohshme e vajzës sime dhe tani kam marrë tronditje kur lindi 10 ditë pas” tha ajo.

Ekspertët mjekësorë u thanë medias lokale se ishte e mundur që fetusi të dëbohej nga trupi i nënës. Derisa,përkeqësimi i muskujve pas vdekjes mund të ketë kontribuar gjithashtu, tha një mjek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat