Notarët në vështirësi, shpëtohen me dron

Ndryshe

Notarët në vështirësi, shpëtohen me dron

Më: 19 janar 2018 Në ora: 13:58
Droni kish nisur të përdorej që në dhjetor, në kuadër të një projekti testues dhe atij iu deshën vetëm 70 sekonda të mbërrinte deri tek notarët në vështirësi.

Dy notarë, 16 dhe 17-vjeçarë, pranë brigjeve lindore të Australisë, u gjetën në vështirësi në mes të dallgëve, kur një dron erdhi për t’i shpëtuar.

Një kamerdare iu hodh atyre nga mjeti që komandohej në distancë nga rojat bregdetare. E duke u mbajtur fort pas saj, të dy notarët ia dolën të dilnin në breg.

Droni kish nisur të përdorej që në dhjetor, në kuadër të një projekti testues dhe atij iu deshën vetëm 70 sekonda të mbërrinte deri tek notarët në vështirësi.

Vetë rojave të bregdetit do t’u duheshin plot 6 minuta për të mbërritur deri tek notarët. Rojat bregdetare po trajnoheshin se si të përdornin dronin kur edhe u zhvillua drama në Lennox Head të Australisë. Sipas zyrtarëve, ky ishte i pari shpëtim në botë me një dron të teknologjisë së lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat