Në vend të armëve, policia gjen krokodil

Ndryshe

Në vend të armëve, policia gjen krokodil

Më: 19 janar 2018 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Në bodrumin e një ndërtese në qytetin rus të Shën Petersburg policia ka gjetur një krokodil i Nilit dhe Prokuroria e Petrodvorec ka nisur hetimet për të.

Agjencia ruse e lajmeve “Tass” raporton se disa media njoftuan mbrëmë se zvarraniku u gjet në bodrumin e një ndërtese banimi në pjesën jugperëndimore të këtij qyteti gjatë një sërë kërkimesh të kryera nga oficerë të policisë kriminale në lidhje me posedimin e paligjshëm dhe kontrabandën e armëve dhe municioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat