Aparati i ëndrrave: Për 60 sekonda ua bën akulloren sipas dëshirës

Ndryshe

Aparati i ëndrrave: Për 60 sekonda ua bën akulloren sipas dëshirës

Më: 23 janar 2018 Në ora: 07:53
Akullore

Beth-Halachmi tha se idenë për aparat e kishte që nga viti 2011. Atëherë kishte një biznes të vogël për akullore dhe duke parë problemet që haste si një prodhues i vogël, ai vendosi të ndihmonte veten dhe të tjerët. Inovatori izraelit Barak Beth-Halachmi ka zhvilluar kapsula që krijojnë akullore duke shtypur vetëm një buton, raporton Nocamels.com. Ndryshe nga një kapsulë kafe, kapsulat për akullore janë pak më të mëdha.

“Është si një aparat kafeje me teknologji që ngrin dhe fut ajrin në kapsula. Çdo gjë zgjat për 60 sekonda”, tha Beth-Halachmi.

Shijet e akulloreve ndryshojnë, por nuk kanë sheqerna.

"Unë i thashë vetes, se pse të mos i japim njerëzve mundësinë për të bërë akullore në shtëpi, për të zbuluar diçka që do të kursente para dhe kohë", tha izraeliti. Ai bashkëpunon me kompaninë zvicerane Barry Callebaut, prodhues i çokollatës, e cila do ta pasurojë produktin me shije.

Aparati Solo Gelato më vonë këtë vit pritet të dalë në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat