Kur një zebër ia thotë këngës!

Ndryshe

Kur një zebër ia thotë këngës!

Më: 23 janar 2018 Në ora: 09:40
Pamje nga video

Ju mund të stërvisni qenin tuaj, kuajt apo edhe macet, por, duket se një gjë të tillë mund ta praktikoni edhe me zebrat!

Kështu të paktën lë të kuptojë kjo video e ndarë në rrjetet sociale, ndërsa shihet një zebër e cila qëndron jashtë dritares së një veture të një ngasësi.

Zebra e cila figuron në pamjet e publikuara më poshtë, pranon vazhdimisht ushqime nga një person i paidentifikuar brenda automjetit.

Pas gëlltitjes së secilit ushqim, zebra hap gojën e saj të gjerë dhe rri gati për të pranuar një kafshatë të shijshme.

Ndërkohë, duket sikur një person në automjet këndon në kohë me konsumimin e rostiçes së zebrat, duke e bërë atë të duket sikur vetë kafsha është ajo që bën zhurmën.

Është pak a shumë qesharake sa tingëllon, dhe megjithëse është padyshim një person që bën tingujt, do të të bëjë të qeshësh gjithsesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat