Ishte duke gjiruar vetën gjatë notit, kap momentet kur 28 vjeçari humb jetën

Ndryshe

Ishte duke gjiruar vetën gjatë notit, kap momentet kur 28 vjeçari humb jetën

Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:04
GoPro

Një grua e cila gjironte vetën duke notuar në ujëvarën popullore në Australi, aksidentalisht kapi momentin kur një shtetas nga Taiëani u mbyt pasi miqtë e tij u përpoqën ta shpëtonin atë.

Anneka Bading po përdorte një GoPro për të filmuar vetën dhe dy miqët në “MacKenzie Falls” në parkun Kombëtarë të Grampians, në perëndim të Melburnit, kur 28 vjeçari u rrëzua dhe ra në ujë.

Një grup njerëzish u gjuajtën në ujëvarë duke tentuar ta shpëtonin atë, por ishte e kotë. Trupi i tij u gjet tek të nesërmen.

Bading, 24 vjeçe, tha se ajo ishte duke notuar kur vuri re atë se ishte ulur me tre miqtë e tij në një shkëmb pranë ujëvarës. Sekonda më vonë, ajo tha se dëgjoi miqtë e tij duke bërtitur dhe duke treguar me gisht nga uji.

Rreth 40 persona ishim në atë kohë në ujëvarë, duke përfshirë dhe një kujdestar apo roje të ujëvarës, i cili u hodh menjëherë në ujë, por presioni nga ujëvara ishte shumë i fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat