Vajza 6-vjeçare vdes nga gripi

Ndryshe

Vajza 6-vjeçare vdes nga gripi

Më: 24 janar 2018 Në ora: 23:57
Emily Grace Muth

Një vajzë gjashtë vjeçare ka vdekur nga gripi vetëm disa orë pasi mjekët u larguan nga shtëpia e saj duke thënë se ajo do të bëhej mirë.

Sipas Daily Mail, Emily Grace Muth u sëmur të martën e kaluar dhe nëna Rhonda e dërgoi atë në urgjencë ku mjekët e diagnostikuan me grip.

Të premten, Emily filloi të merrte frymë me vështirësi dhe prindërit thirrën ambulancën. Nënës iu tha që ta mbante vogëlushen të hidratuar më lëngje dhe se ajo do të përmirësohej brenda një jave.

Por disa orë më vonë, Emily nuk po merrte më dot frymë dhe ndërroi jetë, duke e bërë atë një nga më shumë se 30 fëmijë që ka mbetur viktimë e gripit vdekjeprurës.

Emily ishte vaksinuar për këtë stinë dhe tani prindërit e saj Rhonda dhe Nathan Muth po planifikojnë të vaksinojnë dy djemtë e tyre, të moshës 8 dhe 10 vjeç.

Vaksina është 34 për qind e efektshme në parandalimin e gripit më të zakonshmit të H3N2 që quhet gripi australian, i cili është përgjegjës për sezonin shkatërrues të vitit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat