Vetura që digjej e la me lëndime, kërkon gjysmë milion euro kompensim nga Vauxhall

Ndryshe

Vetura që digjej e la me lëndime, kërkon gjysmë milion euro kompensim nga Vauxhall

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 11:38
Për pasojë, tregtari që merrej me shitjen e peshqve, nuk mund të mbajë asgjë në duar dhe kjo e ka lënë të paaftë për punë.

Jason Williams nga Swansea e Anglisë, e ka paditur kompaninë Vauxhall dhe po kërkon kompensim prej gjysmë milioni euro, pasi vetura iu përfshi papritmas prej flakëve.

Derisa përpiqej të dilte përjashta, 42-vjeçari kishte marrë lëndime të mëdha, duke e goditur derën për ta hapur.

Për pasojë, tregtari që merrej me shitjen e peshqve, nuk mund të mbajë asgjë në duar dhe kjo e ka lënë të paaftë për punë.

Tashmë është krijuar një komision, që po bën hetime për aksidentin që ndodhi më 2015, kur Vauxhall Zafira u ndez papritmas derisa ishte në lëvizje. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat