Fusin në grackë leopardin, por e pësojnë

Ndryshe

Fusin në grackë leopardin, por e pësojnë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 21:28
Një grup njerëzish në Indi kishin bllokuar një leopard në një banesë

Një leopard i tërbuar që u bllokua në një shtëpi kafshoi një njeri dhe sulmoi disa të tjerë që po mundoheshin ta kapnin.

Një grup njerëzish në Indi kishin bllokuar një leopard në një banesë, për ta neutralizuar në mënyrë që të mos sulmonte njeri, por teksa mendonin se ishin të sigurt ndodhi e papritura.

Sip dallohet edhe në video, felini kapërceu rrjetën dhe sulmoi një prej personave që e kishte bllokuar, e më pas është vërsulur drejt të tjerëve.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua për jetën, por gjerat mund të kishin shkuar shumë më keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat