Përpjekja e dëshpëruar e elefantëve prindër për të mbajtur të voglin e tyre në jetë

Ndryshe

Përpjekja e dëshpëruar e elefantëve prindër për të mbajtur të voglin e tyre në jetë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 00:39
Pamje nga videoja

Video e mëposhtme tregon momentin e dhimbshëm kur një elefant i vogël ka dhënë shpirt, teksa u përplas nga një makinë që po ecte me shpejtësi.

Pamjet janë regjistruar në Kombëtar Hëange në Zimbabve, dhe në to shihet momenti teksa elefanti i vogël ndodhet i shtrirë në rrugë.

Në video gjithashtu shihet se si prindërit dhe tufa tjetër e elefantëve përpiqen ta mbajnë në jetë të voglin.

Pavarësisht përpjekjeve, fatkeqësisht elefanti i vogël nuk arrin të mbijetojë dot.

Video është realizuar nga një turiste, Heidi Haas, e cila mbeti e shokuar nga pamjet e dhimbshme.

“Mu mbushën sytë me lot teksa shikoja skenën dhe nuk mund të bëja diçka”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat