Këto janë kërkesat më të çmendura që bëjnë njerëzit në avion!

Ndryshe

Këto janë kërkesat më të çmendura që bëjnë njerëzit në avion!

Më: 15 mars 2018 Në ora: 22:41
Ilustrim

Në këtë artikull personat që janë në kontakt me njerëzit që udhëtojnë me avion, kanë shprehur disa nga kërkesat më çmendura që kanë pasur prej tyre.

Kërkesat janë të ndryshme dhe secila është më e veçantë se tjetra. Për më tepër, shikoni listën më poshtë:

1. A mund ta kthejë avionin piloti se kam harruar diçka?

Edhe këtë nuk do e imagjinonim dot, por mesa duket qenka e vërtetë. Ka rastisur dikush që e ka menduar normale këtë pyetje. Pra, për të piloti duhet të kthejë avionin dhe personi të marrë gjërat që ka harruar. Nëse do bëhej kjo kërkesë nga shumica e udhëtarëve, besojmë se ky udhëtim nuk do bëhej kurrë!

2. A mund ta hap dritaren?

Disa pasagjerë kanë pasur idenë se udhëtimi me avion është si udhëtimi me makinë. Ndoshta ka dashur të hapte dritaren dhe të freskohej. Më pas mezi e kanë kuptuar, se dritarja në avion nuk hapet, sepse do të ndryshonte temperaturën brenda aeroplanit duke i rrezikuar të gjithë në bord.

3. A mund t’i japë piloti avionit më me kujdes, sepse partneri im i ka frikë lartësitë?

Sigurisht, nuk është kënaqësi të jesh në një avion kur lartësitë të bëjnë nervozë. Por, duke pasur parasysh se avionët duhet të fluturojnë në një lartësi të caktuar për të minimizuar rezistencën e ajrit, nuk mund t’i tregosh pilotit si ta bëjë punën e tij.

4. A mund ta di se kush do ulet pranë meje, sepse e urrej të kem pranë një të panjohur?

Nëse keni këtë kërkesë, më mirë merrni një avion personal dhe më pas të bëni çfarë të doni. Si mund t’ja bëni këtë pyetje personelit të avionit?! Vendet janë rastësore dhe sipas intv.al duhet të jeni të qartë për këtë pjesë.

5. A mund të ulem pranë pilotit, sepse kam ditëlindjen?

Sërish kjo pyetje është qesharake. Askush nuk mund të qëndrojë pranë pilotit, përveç njerëzve të autorizuar. Edhe pse mund të mendoni se keni ndonjë rast të veçantë, sërish nuk keni të drejtë.

6. A mund të servirni gjëra më të shijshme?

Ju mund të keni kërkesa të ndryshme në lidhje me ushqimin, ose pijet, por nuk mund të ndryshoni asgjë. Menuja është e njëjtë nga stafi dhe ju nuk mund të ankoheni. Shijoni ato gjëra që ju nxjerrin!

7. A mund të vendosni muzikë?

Sërish duhet të kuptoni se në avion nuk jeni në makinën tuaj personale. Duhet të respektoni njerëzit e tjerë dhe të përshtateni. Zgjidhja më e mirë është të fluturoni me avionin tuaj personal, nëse keni kërkesa të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat