Babai inovativ që “ushqen me gji” vajzën e tij

Ndryshe

Babai inovativ që “ushqen me gji” vajzën e tij

Më: 16 mars 2018 Në ora: 15:16
Ilustrim

Anthony Favors, nga Buffalo, Nju Jork ka tërhequr vëmendjen e prindërve në të gjithë botën me ‘mashtrimin’ që i bën vajzës 10 muajshe Lily’ahna për të pirë qumësht ndërsa gruaja është në punë.

31-vjeçari, duke qenë se vajza e tij refuzon të pijë nga biberoni, e ka fshehur atë pas një vrime në bluze.

Foshnja refuzonte të pinte nga biberoni dhe dëshironte vetëm gjirin e nënës së saj. Kur e ëma Shalanda,  ishte jashtë, ajo fillonte të qante me të madhe. Ndaj Anthony erdhi me këtë ide brilante. Tashmë vajza, falë improvizimit të babait të saj, pi qumësht shumë e qetë, nga shishja e fshehur poshtë bluzës, ndërsa e ëma shkon në punë pa problem.

Edhe pse të rinj Anthony dhe Shalanda janë prindër edhe të 4 fëmijëve të  tjerë  Anthony Jr, 2, Josiya, 5, Savanna, 6 dhe Camiya, 9 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat