Gjykata i thotë 63-vjeçarit “nuk je i gjallë”

Ndryshe

Gjykata i thotë 63-vjeçarit “nuk je i gjallë”

Më: 16 mars 2018 Në ora: 21:44
Constantin Reliu

E çuditshme, por e vërtetë! Një gjykatë në Rumani ka vendosur të refuzojë pretendimin e një burri në moshë se është ende gjallë, pak pasi ai u regjistrua zyrtarisht si i vdekur.

Zëdhënësja e gjykatës u shpreh këtë të premte se, 63-vjeçari Constantin Reliu humbi në çështjen e tij gjyqësore në qytetin verilindor të Vasuluit, sepse apeloi me vonesë vendimin. Madje, vendimi është i formës së prerë!

Media vendase raportoi se Reliu shkoi në Turqi në vitin 1992 për të punuar dhe më tej humbi kontaktet me familjen e tij në Rumani.

E duke mos marrë asnjë lajm nga bashkëshorti i saj, e shoqja arriti të siguronte certifikatën e vdekjes së tij në vitin 2016.

Autoritetet turke e gjetën Reliun gjatë këtij viti, me dokumente të skaduara, e për pasojë e deportuan nga vendi. Kur ai mbërriti në Rumani, ai zbuloi se ishte shpallur i vdekur.

Ai citohet të ketë thënë se “zyrtarisht jam i vdekur, edhe pse jam ende në jetë”. “Nuk kam asnjë të ardhur, sepse jam regjistruar si i vdekur e tani nuk mund të bëj asgjë”, është shprehur më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat