Lind gjarpri me dy koka dhe dy zemra

Ndryshe

Lind gjarpri me dy koka dhe dy zemra

Më: 18 mars 2018 Në ora: 11:57
Gjarpri me dy koka dhe dy zemra

Një gjarpër ka lindur me dy koka dhe dy zemra. Boa, 2 javëshe, është shfaqur në një program në National Geographic.

Dy kokat dhe zemrat e gjarprit dalin nga një trup i përbashkët dhe arrijnë të kontrollojnë veçmas hapësirën e tyre dhe lëvizin me lehtësi gjuhën.

Gjarpri u dërgua tek veterineri për ekzaminim. Një rreze X zbuloi se zvarraniku ka dy zemra funksionale brenda.

Por krijesa me dy koka ka vetëm një grup organesh të brendshme. "U trondita kur zbulova se kishte dy zemra.

Por ishte e mahnitshme të kuptoje se gjarpri binjak siamez ishte në të vërtetë dy gjarpërinj në një lëkurë të përbashkët", tha Dr. Thielen.

Kamerat kapën gjarprin teksa tentonin ta ushqenin, ku u vu re se një nga kokat filloi të konsumonte një mi të vdekur, ndërsa tjetra shikonte. Zvarraniku duhej të gëlltiste gjahun pa u menduar.

Gjarpri është unik në atë që mund të ketë gjithashtu dy sisteme të tretjes. Dr. Thielen e zbuloi këtë pas kalimit të tubave poshtë ezofagut në çdo kokë.

“Nëse ka dy sisteme të tretjes, atëherë mund të na duhet të sigurojmë të ushqyerit për të dy gjarpërinjtë”, shton ajo, duke vënë në dukje se kjo e bën më të vështirë që gjarpri të mbijetojë. "Shumica e gjarpërinjve të lindur si kjo vdesin sepse ... ata nuk mund të marrin ushqimin e duhur, ata ndajnë veshkat, ose nuk mund të pastrohen normalisht". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat