Fotografia që ndryshoi jetën e vajzës 12 vjeçe

Ndryshe

Fotografia që ndryshoi jetën e vajzës 12 vjeçe

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:11
Rita Gaviola

14 maj 2016 ishte dita kur ia ndryshoi jetën filipinases së re nga qyteti Lukban. Vajza dymbëdhjetë vjeçe lypte nëpër rrugë kur e fotografoi fotografi Topher Kinto Burgos, dhe dy vite më vonë Rita Gaviola është aktore dhe manekine e cila ka adhurues të shumtë nëpër gjithë Azinë.

Vogëlushja nga fisi vendor Bahau lypte për t’i ndihmuar prindërit që ta ushqejnë familjen. Përveç Ritës, ata i kanë edhe pesë fëmijë tjerë.

“Ishim të mahnitur me bukurinë e saj”, thotë fotografi Topher Kinto Burgo, derisa përshkruante se si e kishte parë Ritën për herë të parë. E kishte gjetur këndin e volitshëm dhe e kishte fotografuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat