Rrëfehet burri me kancer gjiri: Ju tregoj si e zbulova

Ndryshe

Rrëfehet burri me kancer gjiri: Ju tregoj si e zbulova

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:32

Stefano Saldarelli, një grafik-dizanjer 48-vjeç, në gusht të vitit 2017 ka zbuluar se kishte kancer të gjirit. Dukej e pamundur edhe për të, por ai e ka zbuluar falë gruas së tij.

Ai ka folur dhe ka treguar të gjitha vështirësitë që ka hasur, nga mamografia e shumë të tjera dhe për këtë ka vendosur ta tregojë historinë e tij në një blog, ku ka lançuar fushatën #kanceriigjirittemeshkujt, për të arritur parandalimin.“Historia ime flet për kancerin e gjirit tek meshkujt” – shkruan Stefano në blogun e tij.

“Unë pashë që diçka nuk po shkonte me trupin tim dhe ishte gruaja ime që më bëri të shkoj të kryej disa kontrolle. Nuk ma mori mendja kurrë që ishte një kancer gjiri, ishte gjëja e fundit që mendoja. Ekoja fliste për një ënjtje tek gjiri i majtë, dhe gjithë kalvari i vuajtjeve filloi me 5 dhjetor. Unë përfundova në operacion dhe pas tij rezultati përfundimtar ishte ai, kancer duktal i gjirit. Në fillim pata shumë frikë sepse nisa 12 senaca të kimioterapisë dhe filluan efektet anësore, humbja e flokëve, këputje. Por tani gjithçka është kthyer në rutinë dhe gjërat po shkojnë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat