Si të veproni shpejt kur një kafshë e egër ju sulmon. ja shpëtuesit…

Ndryshe

Si të veproni shpejt kur një kafshë e egër ju sulmon. ja shpëtuesit…

Më: 24 mars 2018 Në ora: 11:11
Peshkaqeni ne uje

Shumë kafshë të egra përbëjnë rrezik për jetën e njeriut, kështu, sipas disa statistikave, peshkaqenët vrasin rreth 6 njerëz në vit, ujqërit 10, luanët 22, elefantët 500 po ashtu edhe rinocerontët, krokodilët 1000 dhe në vend të parë gjarpërinjtë me 100000 vdekje në vit. Ne po ju paraqesim 13 këshilla se si mund të shpëtoni nga sulmi i kafshëve të egra.

Pra, le t’i marrim me radhë.

Peshkaqenët. Lajmi i mirë është se nga 150 lloje peshkaqenësh vetëm 20 prej tyre sulmojnë njerëzit. Shumica e tyre nuk ju shohin si ushqim. Por, ama, nëse një peshkaqen ju pikas, do jetë e vështirë të shpëtoni prej tij. Por, që të parandaloni një sulm të mundshëm, shmangni gjakderdhjen dhe urinimin në ujë, pasi peshkaqenët mund të nuhasin deri në një distancë prej 7 miljesh, dhe nëse jeni ballë për ballë me një të tillë, mos i ktheni shpinën dhe mos u arratisni. Ruani qetësinë dhe shiheni në sy, kjo do ju ndihmojë.

Kangurët. E po, në fakt, mos u habisni, ata nuk janë aq miqësorë sa duken, sidomos nëse ju shkelni në territorin e tyre. Për t’u mbrojtur nga një sulm i mundshsëm, kollituni lehtë, pasi kanguri do kuptojë se jeni sëmurë dhe nuk do ju sulmojë. Bëni mbrapa me ngadalë dhe mos i ktheni shpinën, në këtë mënyrë nuk do jeni më në rrezik.

Luanët. Nëse ju rastis të ndesheni me një luan, ruani kontaktin me sy dhe mos vraponi. Përpiquni të dukeni sa më i madh, kështu merrni xhaketën tuaj dhe mbajeni lart me krahët e hapura, flisni me kafshën me zë të lartë dhe veproni me gjeste. Kjo lloj sjellje nuk është tipike për viktimën dhe kështu që për luanin do jeni diçka thjesht irrituese.

Elefantët. Ata janë kafshë shumë të zgjuara dhe të shoqërueshme, por ata njihen edhe për sulmet e shpeshta ndaj njerëzve. Nëse hasni një elefant, shikojeni me vëmendje se si vepron, nëse feçka e tyre është e mbledhur dhe veshët janë të tërhequr mbrapa, kjo do të thotë që ata do ju sulmojnë. Përpiquni të gjeni diçka që të shërbejë si barrierë mbrojtëse mes jush dhe kafshës gjigante, qoftë një gur, shkurre, apo pemë.

Rinocerontët. Rinocerontët kanë shikim të keq, prandaj është e thjeshtë t’i provokosh ata. Këto kafshë mund të vrapojnë me shpejtësinë 37 milje për orë, prandaj është shumë e vështirë t’u shpëtosh atyre. E vetmja mënyrë si mund të shpëtoni prej tyre është të fshiheni pas një peme.

Hipopotami. Duken të lezetshëm, por janë mjaft të rrezikshëm. Pavarësisht peshës së tyre, ata mund të vrapojnë me shpejtësinë prej 18.5 milje në orë. Nëse moti është i nxehtë, mos u fshihni në shkurre, pasi aty fshihen pikërisht edhe hipopotamët. Ngjituni në një pemë dhe prisni derisa kafsha të largohet.

Demi. Pavarësisht opinionit të përhapur, demi nuk tërhiqet nga e kuqja, por nga lëvizja. Prandaj nëse një i tillë ju ndjek, mos lëvizni nga vendi. Përdorni kapelën tuaj, apo ndonjë rrobë tjetër si karrem. Kur demi të afrohet, hidheni atë sa më larg që të mundeni nga ju, pasi demi do ndërrojë drejtimin.

Krokodili. Nofullat e këtij grabitqari janë nga më të fortat në planet. Nëse ju kanë kapur, goditeni në sy, pasi ato janë pjesa më e brishtë e tij.

Gjarpri. Shumica e gjarprinjve nuk janë të rrezikshëm dhe helmues. 80 për qind e njerëzve kafshohen pasi duan t’i kapin gjarprinjtë. Nëse ju pickon një i tillë, mos u përpiqni të thithni helmin për ta nxjerrë jashtë, thjesht lajeni me ujë të bollshëm dhe vendosni një fashë dhe sigurisht thërrisni ambulancën.

Arinjtë. Zakonisht arinjtë i sulmojnë njerëzit rrallë. E megjithatë, nëse ju ndodh, mos vraponi, pasi do dukeni si pre, plus që ata vrapojnë me një shpejtësi prej 30 miljesh në orë. Uluni në tokë, kruspull dhe mbuloni qafën me duar. Hiquni si i vdekur, pasi kështu kafsha do të largohet.

Gorilla. Zakonisht gorillat nuk të sulmojnë pa arsye. Uluni poshtë, që të dukeni më i vogël se gorilla. Shmangni kontaktin me sy dhe pëshpëritini kafshës.

Bletët. Bletët mund të të sulmojnë pa arsye, edhe kur ju jeni thjesht duke ecur. Ngjyrat e errëta i tërheqin bletët, kështu që shmangni veshjen e atyre ngjyrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat