Sheh ngjyra për herë të parë, reagimi i gjashtëvjeçarit është mbresëlënës

Ndryshe

Sheh ngjyra për herë të parë, reagimi i gjashtëvjeçarit është mbresëlënës

Më: 13 prill 2018 Në ora: 08:40
Pamje nga video

Fëmija i njohur vetëm si Cameron nga Gjeorgjia e Shteteve të Bashkuara, ka reaguar me habi kur nëna ia dha syzet me të cilat mund të sheh ngjyra.

I befasuar me shikimin e përmirësuar, gjashtëvjeçari u emocionua dhe duke qarë e falënderoi të ëmën.

“Do t’i mbaj në sy përgjithmonë”, ka thënë ai plot gëzim, ndërsa ecte nëpër parking dhe tregonte ngjyrat e luleve dhe veturave.

Pamundësinë e të parit ngjyra, ai besohet se e ka trashëguar prej gjyshit. Që nga fëmijëria e hershme, prindërit e kishin vërejtur që është ‘ i verbër në nuanca’, andaj u munduan ta mësojnë t’i përvetësojë të gjitha aftësitë tjera. Përfshirë edhe njohjen e ngjyrave, që nuk i ka parë ndonjëherë.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë kur vë syzet me Enchroma, një mundëson forcimin e vërejtjes së nuancave dhe reagimin mbresëlënës, kur afrohet pranë objekteve të ndryshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat