Edhe pse e kafshoi peshkaqeni katër metra, “surfisti” arriti t’i shpëtoj më të keqes

Ndryshe

Edhe pse e kafshoi peshkaqeni katër metra, “surfisti” arriti t’i shpëtoj më të keqes

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:20
Jason Longgrass ishte kafshuar nga një peshkaqen në Australi

Ky është momenti dramatik kur një “surfist” kafshohet nga peshkaqeni katër metra i gjatë, derisa dëshmitarët okularë të shokuar me atë që po ndodhte dëgjohen duke bërtitur “u zhduk, e mbyti”.

Jason Longgrass ishte kafshuar nga një peshkaqen në Australi, në një vend ku disa orë më herët një burrë tjetër ishte sulmuar nga peshkaqeni.

Në videon amatore të publikuar më poshtë, shfaq 41-vjeçarin Longgrass duke u zhytur në ujë, me shpresën se do t’i shpëtoj dhëmbëve të mprehtë të peshkaqenit.

“Peshkaqeni”, dëgjohet duke bërtitur autori i videos i cili më pas bërtet “e mbyti… jo, po noton, eja këtu mik”.

Në momentin që peshkaqeni ia kafshon dërrasën për lundrim, Longgrass arrin t’i ikë nofullës së tij dhe të del nga uji.

Për fat të mirë ai ka shpëtuar me vetëm një gërvishtje të lehtë, ndërsa kur është pyetur nëse ishte i vetëdijshëm për një sulm të ngjashëm që kishte ndodhur disa orë para se të futej ai në ujë, Longgrass është përgjigjur: “e di, por nuk frikësohem nga peshkaqenët”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat