Grabitën dyqanin, por paratë ua merr era

Ndryshe

Grabitën dyqanin, por paratë ua merr era

Më: 19 prill 2018 Në ora: 15:32
Grabitesit

Një çift grabitësish që kishin fshehur paratë e vjedhura poshtë rrobave, u ka ndodhur një incident që pak kujt do t’i shkonte në mendje.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy persona që po kalojnë në një rrugë në Droylsden të Manchester, para se kartëmonedhat të fillonin të fluturonin.

Dy hajdutët menjëherë vijojnë që të mbledhin paratë, por era e fortë dhe makinat që hyjnë në rrugicë u krijuan akoma edhe më tepër probleme.

Policia ka publikuar pamjet për të kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar dy grabitësit, që nën kërcënimin e armëve u kishin marrë paratë disa personave të pranishëm në një agjenci udhëtimesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat