Po e ndiqnin për ta rrahur me shkopinj bejsbolli, adoleshentja i shpëton më të keqes

Ndryshe

Po e ndiqnin për ta rrahur me shkopinj bejsbolli, adoleshentja i shpëton më të keqes

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:01
15-vjeçarja derisa po vraponte për t’i shpëtuar më të keqes pengohet nga një mur dhe rrëzohet pas tij

Ky është momenti rrëqethës kur një nxënëse bën të pamundur që t’ju ikë një bande të dhunshme e të armatosur me shkopinj e shufra të hekurta, e cila megjithatë e ka pësuar keq duke e pësuar lëndime të rënda trupore.

15-vjeçarja derisa po vraponte për t’i shpëtuar më të keqes pengohet nga një mur dhe rrëzohet pas tij, ndërsa ky moment është filmuar nga kamerat e sigurisë ndërsa pamjet janë publikuar nga policia angleze.

Tetë persona të armatosur me shkopinj të bejsbollit dhe shufra të hekurta, duket se po e kërkonin vajzën që ishte fshehur prapa murit të shkurt në Tipton të West Midlands.

Dhe pasi që ata nuk e gjejnë largohen në drejtim të panjohur dhe kur e kupton se rreziku nuk ekziston më për të, ngritet në këmbë dhe largohet.

Megjithatë, ajo disa orë më vonë është kapur nga të njëjtit persona të cilët e kanë rrahur keq. Si rezultat i sulmit ajo është dërguar për trajtim në spital.

Ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat