1 mijë paund për 1 banane

Ndryshe

1 mijë paund për 1 banane

Më: 19 prill 2018 Në ora: 18:47
Bobbie Gordon kishte porositur 11 fruta të ndryshme

Një supermarket në Britani është detyruar të kërkojë falje pasi e ka faturuar një klient më tepër nga çfarë duhej. E diferenca ishte tepër e madhe.

Bobbie Gordon kishte porositur 11 fruta të ndryshme, të cilat i kishin kushtuar mbi 1 mijë paund. Pagesa ishte ndaluar nga banka, që e ka njoftuar se blerja e saj i kalonte limitet.

E pasi ka parë mirë faturën, Gordon ka vënë re se vetëm bananja i kishte kushtuar mbi 930 paund.

Rasti është edhe njëherë, se gjithnjë duhet patur kujdes para se të bëjmë pagesat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat