Provat e gabuara mjekësore, burri bën 26 vjet burg – moment i lirimit të tij

Ndryshe

Provat e gabuara mjekësore, burri bën 26 vjet burg – moment i lirimit të tij

Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:08
Vicente Benavides, 68-vjeç, është liruar nga burgu i San Quentinit

Një burrë i cili i kaloi 26vite në një burg të Kalifornisë, është liruar të enjten. Rasti i tij u rikthye në rigjykim, pasi akuzohej për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës dyvjeçare të dashurës së tij.

Vicente Benavides, 68-vjeç, është liruar nga burgu i San Quentinit, ka njoftuar Departamenti Korrektues dhe Rehabilitues i Kalifornisë.

Benavides që ishte në burg që nga korriku i vitit 1993, është liruar nga akuzat nga gjykata pasi gjatë procesit të gjykimit ishin prezantuar dëshmi të rrejshme mjekësore.

Gjykatësja Lisa Green ka deklaruar se po të mos ishin zbuluar provat e rrejshme mjekësore, lirimi nga burgu do të ishte i pamundur.

Benavides po kujdesej për vajzën e të dashurës së tij Consuelo Verdugo në Delano gjatë 17 nëntorit të vitit 1991, pasi nëna e saj ishte në punë.

Ai kishte thënë policisë asokohe se për disa minuta vajza i është zhdukur nga sytë, dhe kur kishte hapur derën e dhomës kishte parë vogëlushen duke vjellë.

Dhe kështu Benavides dhe nëna e vajzës bashkuan forcat dhe me urgjencë e dërguan vogëlushen në spital, ku një javë më vonë ndërroi jetë.

Ai nuk kishte ide se çfarë i kishte ndodhur vajzës gjatë 15 minutave që i është zhdukur nga sytë.

Patologët nga forenzika konstatuan se vajza kishte vdekur si pasojë e lëndimeve anale, dhe disa mjekë kishin dëshmuar se plagët e vogëlushes ishin shkaktuar si pasojë e abuzimit seksual.

Por, shumë vite më vonë gjithçka ndryshoi kur e konstatuan se ishin prezantuar dëshmi të rreme mjekësore, pasi mjekët nuk i kishin kontrolluar mirë dokumentet e shëndetit të saj që nga lindja, dhe se nuk bëhej fjalë për abuzim seksual.

Gjithashtu u konstatua se lëndimet në organin gjenital mund të jenë shkaktuar gjatë trajtimit mjekësor.

Gjykatësja Green gjithashtu ka thënë se vazhdon të besoj se Benavides mund të ketë lidhje me vdekjen e vajzës, por nuk beson se ai është fajtor për atë çfarë ishte akuzuar e burgosur në vitin 1993.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat