Turisti merr kokainë mbi varrin e mbretit të drogës, Pablo Escobar

Ndryshe

Turisti merr kokainë mbi varrin e mbretit të drogës, Pablo Escobar

Më: 22 prill 2018 Në ora: 11:59
Derisa kishte rënë në njëri gju, ai shfrytëzoi një bankënotë të mbështjellë, për ta thithur pluhurin e bardhë mbi pllakën e mermertë.

Një turist britanik e ka postuar një video ku shfaqet duke marr dozën e kokainës mbi varrin e Pablo Escobarit, që ndodhet në Itagui të Kolumbisë.

Derisa kishte rënë në njëri gju, ai shfrytëzoi një bankënotë të mbështjellë, për ta thithur pluhurin e bardhë mbi pllakën e mermertë.

“Unë jam Gordon Ramsay”, ka thënë turisti që besohet të jetë në të 30-at, duke e krahasuar vetën me kuzhinierin e famshëm, që ka bërë dokumentar mbi kokainën.

Videoja e postuar në llogarinë e tij, ishte hequr menjëherë të nesërmen.

Lordi i drogës Escobar është vrarë nga policia më 1993 në moshën 44-vjeçare, duke marr fund udhëheqja e tij mbi kartelin Madellin.

Për një kohë të gjatë, ky gangster famëkeq kontrollonte 80 për qind të kokainës që hynte në Shtetet e Bashkuara.

Forbes Magazine e ka cilësuar atë si një ndër njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri prej 18 miliardë dollarësh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat