Rrotullohet cisterna, 12 tonë çokollatë derdhen mbi një autostradë në Poloni

Ndryshe

Rrotullohet cisterna, 12 tonë çokollatë derdhen mbi një autostradë në Poloni

Më: 10 maj 2018 Në ora: 09:18
Pamje nga video

Autoritetet polake u përballen me një situatë të pazakontë pas një aksidenti me makinë, në të cilën një tank që transportonte 12 ton çokollatë të lëngshme u përmbys në autostradë.

Siç shkruajnë mediat, kjo ngjarje ndodhi pranë qytetit polak të Poznanit ku tanku goditi pengesën rrugore dhe u përmbys, dhe shoferi pati lëndime të lehta.

“Rruga ishte e mbuluar me një shtresë çokollate, rreth pesë centimetra të trashë, e cila filloi të forcohej dhe dukej sikur kishte një çokollatë të madhe në rrugë”, tha zëvendësshefi i zjarrfikësve, Bogdan Kowalski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat