Në 67 vite karrierë grumbulloi 8.2 mln dollarë, testamenti i sekretares i habiti të gjithë

Ndryshe

Në 67 vite karrierë grumbulloi 8.2 mln dollarë, testamenti i sekretares i habiti të gjithë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 08:43
Sylvia Bloom

Një grua e cila punoi gjithë jetën si sekretare avokatësh, në 67 vite karrierë kishte grumbulluar një pasuri të konsiderueshme.

Ajo është Sylvia Bloom që ndërroi jetën në moshë 96-vjeçare në vitin 2016. Po atë vit familja e saj mësoi diçka që nuk e dinin rreth saj që e mbante të fshehur për vite me radhë.

Ajo, para se të vdiste dhuroi 6.24 milionë dollarë te një organizatë jofitimprurëse që jep bursa studimi për ata që nuk kanë mundësi. Madje ky ishte donacioni më i madh në 125 vite të historisë së organizatës.

Mbesa e saj, Jane Lockshin thotë për “New York Times” se askush nuk e dinte se Sylvia ishte milionere.

“Mësuam se paratë i kishte grumbulluar duke blerë aksione. Ajo bënte blerjen për shefin e saj dhe blinte më pas edhe për vete, aq sa ia lejonte paga. Nuk ka thënë kurrë asgjë për pasurinë. Ndoshta ka menduar se nuk është puna jonë pasuria e saj”, thotë mbesa, e cila shton se ka shumë mundësi që edhe bashkëshorti i saj, i cili vdiq në vitin 2002, nuk dinte gjë se kishte gruan të pasur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat