I vjen sms nga telefoni i babit të vdekur, shokohet

Ndryshe

I vjen sms nga telefoni i babit të vdekur, shokohet

Më: 11 maj 2018 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

6 vite më parë një 37-vjeçar, i quajtur Stephen, humbi tragjikisht babain e tij të sëmurë me kancer në mushkëri.

E 6 vite më pas, ai është habitur kur në telefonin e tij ka mbërritur një mesazh ku shkruhej thjesht “test” nga numri i të atit.

E ndërsa konfuzioni kaloi, ai ka kuptuar se mamaja e tij duhet të jetë duke përdorur telefonin e vjetër të babait.

E megjithatë SMS-ja i la pas një ndjenjë ankthi, e siç është shprehur vetë ai, ka ndezur emocione të vjetra.

“U ndjeva i trishtuar, sepse ai më mungon. Nuk kalon asnjë ditë pa menduar pak për të, por ai mesazh më solli të tjera emocione” ka thënë ai për UniLad.

Ai më vonë ka treguar se fillimisht është shokuar kur ka parë që i ka ardhur mesazhi, për dy arsye: “E para sepse është e pamundur, pasi ka ndërruar jetë vite më parë. E dyta sepse dyshoj se ai dinte të dërgonte SMS kur ishte gjallë”.

Megjithatë më vonë Stephen tregon se ka sqaruar situatën me mamanë e tij, e cila i ka kërkuar falje që nuk e kishte lajmëruar më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat