Polici ia shpëtoi jetën bebes, që iu ndërpre frymëmarrja

Ndryshe

Polici ia shpëtoi jetën bebes, që iu ndërpre frymëmarrja

Më: 13 maj 2018 Në ora: 11:02
Florida

Jeremie Nix nga Florida e Shteteve të Bashkuara i ka shpëtuar jetën një fëmije të vogël, që ndaloi së marri frymë, teksa nëna nuk dinte si ta ndihmonte.

Pasi kishte kryer turnin dhe po kthehej në shtëpi, polici ndaloi prapa një veture që po vozitej shkujdesur dhe shoferja i binte borisë.

Kamera e vendosur në veturë, e ka filmuar atë teksa i ka dhënë frymëmarrje artificiale bebes, për ta dërguar pastaj vet në spital, pa pritur autoambulancën.

“Kingston është bërë më mirë dhe po e merr vetën në mënyrë të shkëlqyer, kam një lidhje të fort me shokun tim më të ri” ka thënë i emocionuar Nix.

Pas 17 vitesh punë në polici, ai është shprehur se kjo është përvoja më e mirë dhe që i ka ndryshuar jetën për të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat