Zbulohen mbetjet e një kali garash në Pompei

Ndryshe

Zbulohen mbetjet e një kali garash në Pompei

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:21
Pompei

Gërmimet në Pompei zbuluan hambarin, në të cilin ndodheshin mbetjet e një kali vrapues të garave antike.

Autoritetet e zonës arkeologjike të Pompeit treguan mbetjet e kalit, i cili duket se qëndronte në anën e majtë kur ngordhi.

Drejtori i Pompei Masimo Osana tha se kali ishte i pastër dhe më së shumti i përdorur për gara, jo për punë.

Pjesët e qytetit të shkatërruara në shpërthimin e Vezuvit në vitin 79 janë ende në pritje të gërmimit. Hambari i takonte vilës në skajin verior të Pompeit.

Gjatë gërmimit të hambarit u gjetën objekte të kuzhinës dhe pjesë të një shtrati prej druri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat