Grabitjet me armë në Brazil pothuajse janë të përditshme.
Këto ditë kishte tentuar edhe një tentim grabitje por veprimi i një police po admirohet shumë në Brazil.
Në një video të kapur nga kamerat e sigurisë së një shkolle private në Sao Paulo, një person tenton të grabisë me armë një fëmijë rreth orës 8 të mëngjësit të së shtunës.
Për fat të mirë policja ushtarake Katia de Silva kishe qëlluar afër vendit të ngjarjes dhe kishte ndërhyrë duke shkrepur tre plumba ndaj grabitësit të armatosur.
Veprimi i saj po konsiderohet heroik në Brazil, ndërsa është dekoruar nga guvernatori i Sao Paulos./BS