Arsimtari filmohet duke rrahur brutalisht nxënësin në prezencë të nxënësve tjerë (+18)

Ndryshe

Arsimtari filmohet duke rrahur brutalisht nxënësin në prezencë të nxënësve tjerë (+18)

Më: 15 maj 2018 Në ora: 07:08
Pamje nga video

Një arsimtar është filmuar me telefon të mençur, duke rrahur brutalisht një nxënës në prezencë të nxënësve tjerë në klasë.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi pas disa një mosmarrëveshje dhe shtyrje mes nxënësit dhe arsimtarit, që më pas esklaoi në grushta e shkelma.

Videoja 30 sekondëshe shfaq arsimtarin duke qëndruar para nxënësve brenda një klase që besohet të jetë në SHBA, i cili më pas shtyn dhunshëm nxënësin dhe fillon ta godasë.

Megjithatë nxënësi i kundërvihet me të njëjtën monedhë, por duke marrë parasysh forcën dhe përvojën mësuesi e rrah brutalisht, derisa disa nxënës tjerë nuk futen në mes për ta qetësuar situatën.

Por, ajo çfarë ka habitur me shumë nxënësit tjerë ishte brutaliteti i arsimtarit, i cili e kapë dhe e përplas për tokë nxënësin sikur të ishte një kukull.

Nuk dihet saktë vendi ku është filmuar kjo rrahje e as emri i shkollës ku ka ndodhur ngjarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat