Gjejnë kasafortën me plot para dhe flori në oborrin e shtëpisë, çifti bashkëshortor e kuptojnë se i përkiste fqinjëve

Ndryshe

Gjejnë kasafortën me plot para dhe flori në oborrin e shtëpisë, çifti bashkëshortor e kuptojnë se i përkiste fqinjëve

Më: 20 maj 2018 Në ora: 07:21
Gjejnë kasafortën me plot para dhe flori në oborrin e shtëpisë

Çifti bashkëshortor Matthew dhe Maria Emanuel kanë përjetuar një skenë si ato në filma, kur në oborrin e shtëpisë gjetën një kasafortë të mbushur me para, ari dhe stoli tjera.

Metthew dhe Maria janë bindur se gjetja e thesarit të fshehur nuk është vetëm legjendë për të cilin flasin të gjithë, pasi një gjë e tillë në realitet u ka ndodhur atyre këto ditë

Brenda kasafortës së gjetur kishte para, ari dhe gjësende tjera që kapnin vlerën e 42 mijë eurove, por në fund e kanë kuptuar se bëhet fjalë për pronën e fqinjëve që ishte plaçkitur shtatë vite më parë.

Dyshja tash e katër vite jetojnë në atë shtëpi, por kurrë nuk kishin ëndërruar që në oborrin e tyre është e fshehur një kasafortë e cila ishte mbuluar me drunj gjigant. Por, atë e gjetën kur punëtorët e prenë pemën në oborr.

Derisa punëtorët po i kryenin punimet hasën në një kuti të metaltë, për të cilën në fillim dyshonin se mund të jetë kutia shpërndarëse e rrymës.

“Nuk e dinim se bëhej fjalë për kasafortë, pasi besonim se ishte kuti e shpërndarjes së rrymës”, ka deklaruar Matthew.

Gjësendet që ishin brenda kasafortës ishin të mbyllura në qese të najlonit, kurse kishte edhe unaza me gurë diamanti, flori dhe para. Por aty kishte qenë edhe një letër me adresën e fqinjëve.

“Trokita në derën e fqinjëve dhe i pyeta nëse ishte plaçkitur prona e tyre, dhe menjëherë më thanë se po”, ka shtuar Matthew.

Por, është interesant se si policia u kishte thënë fqinjëve të tyre se si kurrë nuk do t’i gjejnë gjërat e vjedhura, megjithatë fatit nuk i dihet kurrë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat