Surpriza, ky është shteti i parë i gjithi ... lundrues

Ndryshe

Surpriza, ky është shteti i parë i gjithi ... lundrues

Më: 20 maj 2018 Në ora: 07:29
Pamje nga video

Shteti i parë i pavarur në botë i gjithi ... lundrues, pritet të jetë i gatshëm për banim vitit 2022 në Oqeanin Paqësor. Ai do të funksionojë me qeverinë e tij që do të ketë paranë e njohur me emrin ‘Vayron’.

Planifikohet që qyteti lundrues të ketë 300 shtëpi si dhe hotele, restorante, kafene dhe shumë objekte tjera që do të ndërtohen në Oqeanin Paqësor më saktësisht në ishullin e Tahitit.

I financuar nga themeluesi i ‘PayPal’, Peter Thiel, pilot projekti 50 milionë dollarësh është duke u zhvilluar në bashkëpunim me qeverinë e Polinezisë, akademikët, filantropët dhe investitorë të ndryshëm.

Gjatë një interviste dhënë CNBC, Mezza-Garcia, hulumtuese në universitetin Warwick, ka deklaruar se ekzistojnë probleme të mëdha në realizimin e këtij projekti në ishujt e Polinezisë, kjo për faktin se toka shtrihet në korale dhe do të zhduket me rritjen e nivelit të ujit.

Ata synojnë ta kenë valutën Vayron dhe qeverinë e tyre, ndërsa projekti në total kushton 50 milionë dollarë dhe pritet të jetë i gatshëm deri në vitin 2022.

Shteti i pare lundrues on Vidnews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat