Luani ngordh nga uria

Ndryshe

Luani ngordh nga uria

Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:09
Luani

Fotot e luanit të uritur nga Parku Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut menjëherë para ngordhjes e shqetësuan publikun.

Momentet e tij të fundit u regjistruan nga Paneli i Larry Anthony në Kaliforni, i cili në blogun e tij e përshkroi si u duk takimi i tij me luanin. Sipas tij, ai e pa atë në momentin kur gjeti ujë në një nga vrimat në tokë.

“Ndërsa pinte ujë, ai u përpoq të qëndronte në këmbë. Ajo që nuk mund ta vërenit atë çast ishte se ishte kockë dhe lëkurë", thotë Paneli.

Ai shtoi se kjo kafshë e pafat arriti deri te mali dhe u lëshua përtokë, për të mos u çuar më.

“Ishin orët e tij të fundit në tokë”, thotë Anthony.

Pas një kohe, ai arriti deri te vendi ku ndodhej luani që po jepte frymën e fundit nën hijen e pemës.  “Duke i lëshuar kamerën përpara, e shikuam në sy. Ai dha frymën e fundit. Mbreti ishte i vdekur. E dija që isha dëshmitar i diçka shumë specifike dhe natyrore”, tregon Anthony.

Ndryshe nga macet e tjera, luanët janë macet e vetme të mëdha që jetojnë në një mjedis familjar. Kur ata arrijnë pjekurinë e plotë, meshkujt dëbohen ose lënë në mënyrë arbitrare tufën, gjë e cila ndoshta ka ndodhur edhe me këtë luan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat