Zhduket 3 vjeçarja, qeni besnik i qëndron pranë gjithë kohës

Ndryshe

Zhduket 3 vjeçarja, qeni besnik i qëndron pranë gjithë kohës

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:36
Vajza dhe qeni

Një qen besnik i ka qëndruar pranë një vajze të frikësuar gjatë fundjavës pasi ajo u zhduk në një fushë misri në Missouri. 3-vjeçarja u lagua nga shtëpia e saj pranë qytetit të Qulin rreth orës 20:30 të enjten.

Policia filloi kërkime me aeroplan por vajza nuk u gjet gjatë mbrëmjes.

Më shumë se 100 njerëz u bashkuan me policinë në operacionin e shpëtimit dhe u nisën të kërkonin një fushë misri të premten në mëngjes.

Vetëm pas orës 08:00 qentë e policisë filluan të lehnin dhe një qen i vogël filloi të lehte duke iu përgjigjur.

Kërkuesit e gjetën vajzën në fushën me misër ndërsa qeni i qëndronte pranë por nuk kishte dëmtime.

Vajza u dërgua në spital për kontroll mjeksor pastaj u dërgua në shtëpi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat