Pakujdesia e prindit i kushton jetën një fëmije në Kanada

Ndryshe

Pakujdesia e prindit i kushton jetën një fëmije në Kanada

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 19:01
Ilustrim

Prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm më fëmijët e tyre pasi një pakujdesi e vogël mund të kthehet në një tragjedi të madhe. 

Pikërisht kjo ka ndodhur në Kanada ku një djalë i vogël 6 muajsh është gjetur i vdekur nga babai i tij pasi që ai e kishte harruar atë në makinë.

Gjithçka ishte kuptuar kur i ati ishte nisur për në çerdhen e fëmijës së tij rreth orës 5:30 por nuk e kishte gjetur aty fëmijën dhe punëtorët e çerdhës i kishin thënë atij se nuk e kishin parë fëmijën e tij gjatë gjithë ditës.

Burri më pas është kujtuar për gabimin fatal që kishte bërë dhe ishte drejtuar menjëhërë për tek makina.

Kjo harresë u kthye në tragjedi për të pasi fëmija kishte ndërruar jetë nga asfiksimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat