Sorrat janë lloji më inteligjent i shpendëve - Bota Sot
Sorrat janë lloji më inteligjent i shpendëve

Ndryshe

E mërkurë, 18 korrik 2018

Sorrat janë lloji më inteligjent i shpendëve

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Testi që shkencëtarët e zhvilluan me “automat ushqimi”, nxori në pah se sorrat janë më inteligjente në mesin e zogjve.

Sipas lajmit në BBC, në një eksperiment të zhvilluar mbi shpendët e egër në një qendër mbrojtëse në Kaledoninë e Re, disa sorra zgjodhën se si punon “automati i ushqimit”.

Hulumtuesit vëzhguan se si sorrat pas një kohe letrën të vendosur para tyre e kanë futur në vendin e parave të automatit dhe kanë arritur sukses të marrin ushqim.

Sarah Jelbert nga Universiteti Cambridge, tregoi se si e kanë zhvilluar eksperimentin. “Përgatitëm një automat ushqimi në formë të kutisë për sorrat. Mbi kutinë vendosëm gurë dhe letra në të cilat fshehëm copë mishi. Më pas i mësuam sorrat që gurët dhe letrat t’i hedhin në një vrimë mbi automatin. Kështu mundeshin të marrin ushqim nga automati. Pasi që sorrat e zgjodhën se si punon sistemi e bëmë më të vështirë testin dhe vendosëm letra më të mëdha që nuk hyjnë në vrimë”, tregon ajo.

Jelber tha se sorrat kanë copëtuar letrat me sqepat e tyre me të cilën kanë arritur të mundësojnë automati të punojë dhe kanë arritur të marrin ushqim nga automati.

Theksohet se gjysma e sorrave kanë qenë të afta të zgjedhin mekanizmat të ndërlikuar.

Gjithashtu është bërë e ditur se ky test është më i ri dhe më i avancuar, me të cilën është dëshmuar se sorrat janë lloji më inteligjent i shpendëve.

Hulumtimi u publikua në revistën “Nature Scientific Reports”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test