Vuri kamera në këpucë për të filmuar të pasmet e femrave, i ndodhi kjo - Bota Sot
Vuri kamera në këpucë për të filmuar të pasmet e femrave, i ndodhi kjo

Ndryshe

E hënë, 16 korrik 2018

Vuri kamera në këpucë për të filmuar të pasmet e femrave, i ndodhi kjo

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Një burrë në Wisconsin të Amerikës është plagosur pasi shpërtheu aparati i instaluar në këpucën e tij, thonë policia lokale.

32-vjeçari kishte instaluar pajisjen për të fotografuar gratë poshtë fundit në mënyrë të paligjshme.

Policia lokale thotë se ai u dorëzua vetë, por nuk u akuzua sepse nuk kishte marrë asnjë imazh ose video përpara se bateria e kamerës të shpërthente.

Shefi i policisë Madison Mike Koval shkroi për incidentin e pazakontë në një blog të botuar të martën.

"Kur ndodhi shpërthimi, ai mori trajtim për djegie të vogla, pastaj zbuloi atë që ndodhi me mentorin e tij, një klerik", tha zyrtari David Dexheimer për gazetën e Shtetit të Ëisconsin.

Por ai shtoi se investigimi vazhdonte. Fotografitë nën fundin e femrave konsiderohet si akt i paligjshëm që dënohet me 3 vjet e gjysmë burg dhe me një gjobë deri në 10 mijë dollarë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test