‘Macja Supersonike’ në Japoni, treni plumb bëhet rozë - Bota Sot
‘Macja Supersonike’ në Japoni, treni plumb bëhet rozë

Ndryshe

E premte, 21 shtator 2018

‘Macja Supersonike’ në Japoni, treni plumb bëhet rozë

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 11:57
Macja Supersonike

Sikur të mos mjaftojë mrekullia inxhinieri e trenave plumb apo “shinkasen” siç njihen në Japoni, autoritetet në vendin e samurajve kanë vendosur që ata t’i bëjnë edhe më tërheqës për publikun, duke mbuluar një prej tyre me imazhet e personazhit të dashur nga fëmijët “Hello Kitty”.

Treni rozë është vënë tashmë në lëvizje dhe qëllimi është tërheqja e sa më shumë turistëve. Treni plumb në fakt është shndërruar në një kënd lojërash të vërtetë, pasi edhe brenda tij gjithçka është modifikuar për t’i bërë reklamë personazhit “Hello Kitty”.

Treni rozë do të bëjë linjën Osaka-Fukuoka gjatë tre muajve të ardhshëm dhe kompania hekurudhore thotë se interesi është mjaft i madh edhe që tani kanë nisur prenotimet e biletave.

Nisma publicitare është vlerësuar mjaft nga japonezët që kanë vërshuar me qindra në ditën e parë të udhëtimit të trenit “Hello Kitty”. Megjithatë, duket se djemtë e vegjël i kanë varur disi buzët dhe shpresojnë që në të ardhmen, një tjetër tren “shinkasen” të shndërrohet në robot apo diçka të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test