Për 19 vjet kishte organet jashtë, tash jeton si njeri normal (+18)

Ndryshe

Për 19 vjet kishte organet jashtë, tash jeton si njeri normal (+18)

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 19:03
Sauda Suleiman Amour

Mjekët kanë shpëtuar një adoleshente, e cila ka jetuar me organe vitale për 19 vjet jashtë trupit të saj.

Sauda Suleiman Amour nga Tanzania u lind me një omphalocel, deformim në muret e barkut, dhe mëlçia e saj dhe një pjesë e mitrës ishin jashtë barkut, të mbuluara vetëm pak.

Në raste të tilla, një i porsalindur operohet disa orë pas lindjes, por Suada i është nënshtruar vetëm dy operacioneve të pasuksesshme kur ajo ishte pesëvjeçare.

Katër vjet më parë ajo pushoi së ndjekuri shkollën, pasi ajo u ekspozua atje me fyerje nga bashkëmoshatarët. Ajo dukej sikur të ishte shtatzënë, dhe kishte frikë të vazhdueshme se organet do t’i shpërthejnë.

“Vajza e gjorë për shkak të madhësisë së organeve që i kishin dalë jashtë sa një top futbolli nuk mund të shkonte në shkollë ose të luante jashtë. Ajo duhej ta mbronte atë, pasi çdo dëmtim do të ishte fatal”, shpjegon Radhakrishna Patta, mjek indian dhe drejtor i Institutit për Shkencat Mjekësore në Indi, ku u operua Sauda.

Mjekët që e operuan duhej të zgjeronin barkun e saj para se organet të vendoseshin aty.

“Kur e pamë, ishim të tmerruar”, thotë Patta.

Në SHBA, një në 5.400 fëmijë në vit lind me omphalocel. Në javët e hershme pjesë të sistemit të tretjes rriten jashtë embrionit në shtatzëni normale, por këto pjesë të trupit duhet të vendosen në trupin e fetusit më së voni deri në javën 11.

Tek omphalocele, gjatë zhvillimit të fetusit në mitër, organet abdominale duke përfshirë zorrët, mëlçinë dhe organet e tjera rriten në mënyrë anormale në një qese jashtë kërthizës. Ashtu si te Saude, mëlçia e saj nuk u vendos kurrë në trup.

"Kur e pamë, ishim të tmerruar, pasi në rastin e saj e gjithë mëlçia ishte jashtë barkut, mbuluar me një shtresë të hollë të lëkurës së sëmurë", tha Patta.

Megjithëse nuk është e pazakontë që omphaloclele të shoqërohen nga anomali të tjera kromozonale, kardiake dhe cerebrale, në rastin Saudit, vetëm organet vitale janë lënë jashtë trupit, të ekspozuar ndaj infeksioneve dhe rrezikut të lëndimeve fizike.

"Detyra jonë ishte të vendosnim mëlçinë në zgavrën e barkut pa e dëmtuar atë ose pacienten. Por në barkun e saj nuk kishte vend për një të dhjetën e mëlçisë së saj. Për një operacion të suksesshëm, së pari duhej të bënim hapësirë të mjaftueshme në zgavrën e saj të barkut. Ne filluam përgatitjen për kirurgji dy javë më herët, duke futur një gjilpërë në bark, përmes së cilës po e pomponim ajrin. Ne gradualisht e shtuam dozën për të bërë hapësirë të mjaftueshme”, tha doktor Patta.

Edhe pse e gjithë procedura ishte jashtëzakonisht e kërkuar, vetë operacioni shkoi mirë.

“Për katër ditët e para, vajza ishte në kujdesin intensiv dhe mori frymë me ndihmën e një ventilatori mekanik, dhe një javë pas operacionit, ajo ishte në dietë dhe po i afrohej shërimit. Plagët u shëruan mirë, kështu që u lirua për kujdes në shtëpi”, është shprehur Patta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat