I rekomandonin dietë, ajo kishte cist në peshë 22 kg

Ndryshe

I rekomandonin dietë, ajo kishte cist në peshë 22 kg

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 19:33
Kyle Rene nga Montgomery, në shtetin e Alabama, kalonte nëpër muajt e vuajtjeve të shkaktuara nga probleme të pashpjegueshme abdominale, dhimbje dhe shtim në peshë.

Një peshë e rëndë prej 22 kilogramë u hoq nga një grua, stomaku i së cilës ishte aq i madh saqë mjeku i tha asaj se ajo kishte nevojë urgjente për një dietë, ndërsa njerëzit pyetën nëse ajo mund të jetë duke pritur për binjakët.

Kyle Rene nga Montgomery, në shtetin e Alabama, kalonte nëpër muajt e vuajtjeve të shkaktuara nga probleme të pashpjegueshme abdominale, dhimbje dhe shtim në peshë.

Kjo tridhjetëvjeçare thotë se problemet e stomakut vitin e kaluar ndikuan në aktivitetet e saj të përditshme.

"Nuk mund të shkoja deri te vetura pa humbur frymën," thotë ajo.

Megjithatë, mjekët thjesht i thanë asaj të humbte peshë.

"Unë u përpoqa të humbisja peshë për një vit, por pikërisht e kundërta ndodhi. Sapo e mora," tregon Rene.

Mjeku Gregori Jons, i cili ishte pjesë e operacionit, tregon se cisti ishte ndër më të mëdhenjtë që kishte parë ndonjëherë.

Rene tash ndihet më mirë dhe mund të kryejë punë që nuk kishte mundur para një viti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat