Shikon tjetrën që po fotografohej në rrugë, partnerja tij nuk duket aspak e kënaqur

Ndryshe

Shikon tjetrën që po fotografohej në rrugë, partnerja tij nuk duket aspak e kënaqur

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 07:26
Ilustrim

Trishna Pema nga Afrika e Jugut, ishte për vizitë në Venedik të Italisë, ku i kërkoi motrës Deshal, ta fotografonte teksa po mbante në dorë një akullore, në njërën prej zonave të vjetra të qytetit.

Megjithëse mendoi që realizoi një imazh të thjeshtë nga pushimet, përmbajtja tij doli të jetë shumë më e komplikuar se që mendohej.

Në të shfaqet edhe një burrë, që e shikon Trishnan, megjithëse e kishte për dorë partneren – e cila nuk duket aspak e kënaqur me veprimin e tij.

Sjellja e pahijshme e turistit të panjohur, është bërë virale menjëherë, duke u krahasuar me imazhin që përdoret në internet, për të ilustruar tregimet ku flitet për tradhti të ndryshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat